Forcat ukrainase sulmojnë urën që lidh Kransondarin me Krimenë

10:30 | 08 Tetor 2022

Shpërthim masiv ka ndodhur në Urën e Kerchit në Krime.

Siç raporton CNN, burimi i shpërthimit mbetet i paqartë, por dyshohet se forcat ukrainase kanë goditur një rezervuar karburanti.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet se ura tashmë është shembur.

Ura, që është më e gjata në Evropë, është strategjikisht e rëndësishme pasi lidh rajonin e Kransondarit të Rusisë me gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Rusia, transmeton Klankosova.tv.

Ura e Kerchit, e cila u hap në vitin 2018, ka kapacitet për 40,000 makina në ditë dhe 14 milionë pasagjerë, si dhe 13 milionë tonë ngarkesa në vit.

Hapja e saj – sipas narrativës zyrtare të Rusisë – pretendoi të shënojë “ribashkimin” fizik të Krimesë me Rusinë.

Komento: