Raportohet se forcat ukrainase kanë vrarë një komandant rus
Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, reporteri i mediumit ukrainas The Kyiv Independent, Illia Ponomarenko ka shkruar se autoritetet ukrainase thonë se është vrarë komandanti rus, Andrey Kolesnikov.
“Autoritetet e Ukrainës thonë se gjeneral major Andrey Kolesnikov, komandanti i 29-të i Ushtrisë së Armëve të Kombinuara të Rusisë është vrarë”.
Megjithatë, informacioni ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
“E madhe nëse është e vërtetë – eliminimi i udhëheqësve ushtarakë në terren bëhet vërtet katastrofik për Rusinë”, shkroi ai në Twitter, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Megjithëse, në fillim lajmi nuk ishte i sigurtë, pas pak minutash ai tha se Forcat e Armatosura Ukrainase edhe zyrtarisht kanë konfirmuar eliminimin e tij.