Forcohet bashkëpunimi ndërmjet Policisë dhe institucioneve të sigurisë së ShBA-së

15:26 | 15 Janar 2026
Forcohet bashkëpunimi ndërmjet Policisë dhe institucioneve të sigurisë së ShBA-së

Policia e Kosovës ka njoftuar se bashkëpunimi i këtij institucioni me ato të sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është forcuar.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një takim zyrtar me Atasheun Ligjor të FBI-së, Brendan Collins, si dhe Atasheun e Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (DOJ-ICITAP), Kimberly Riffe, ufokusuan në planet e bashkëpunimit të ardhshëm, forcimin e partneritetit strategjik dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

“Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të plotë dhe koordinim të vazhdueshëm në fushën e hetimeve penale dhe inteligjencës, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe luftimit efektiv të krimit”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë së SHBA-së, duke e konsideruar këtë bashkëpunim si shembull të shkëlqyer të partneritetit profesional dhe strategjik në shërbim të sigurisë së qytetarëve”.

Komento: