Forma jo e mirë e Kosovës, ja kë fajson Muharrem Sahiti

23:24 | 15 Nëntor 2020

Muharrem Sahiti ia lë fajin pandemisë për formën jo të mirë të Kosovës.

Ndihmës-trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti ka thënë se situata me pandeminë i ka penalizuar shumë në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Disa prej futbollistëve kosovarë patën probleme me klubet e tyre për shkak se nuk u lejuan të udhëtonin për shkak të pandemisë, gjë e cila ka çuar në formën jo të mirë të Dardanëve, pasi gjithmonë ka mungesa të theksuara në këto tre muajt e fundit.

Sahiti i cili e drejtoi Kosovën në mungesë të Challandes, e bën pikërisht fajtor këtë fakt për formën jo të mirë të tanëve, që pësuan edhe sonte humbje nga Sllovenia.

”Pandemia na ka penalizuar shumë por do t[ dalim nga kjo situatë”.

”Definitivisht unë jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Nuk patem fatin ta mbajmë rezultatin deri në fund. Penalltia dhe një ndërhyrje në fillim në minuten e 9 e kanë vendosur ndeshjen”.

”Në keto dite ne kemi punuar të ndryshojme mentalitet dhe e dëshmuan futbollistët sonte. I falenderoj shumë”, tha Sahiti pas ndeshjes.

Komento: