Formacionet e mundshme Juventus- Barcelona

16:57 | 28 Tetor 2020

Juventus – Barcelona, formacionet e mundshme.

Sot do të zhvillohet një nga ndeshjet më interesante të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, mes Juventusit dhe Barcelonës.

Megjithëse mungesa e Cristiano Ronaldos, i cili vazhdon të jetë pozitiv me koronavirus, i zbeh disi pritshmëritë, në ”Allianz Stadium” pritet të zhvillohet një sfidë tejet interesante.

Andrea Pirlo përveç Ronaldos, nuk llogarit as në shërbimet e Giorgio Chiellinit, ndërsa Leonard Bonucci pritet të startojë nga fillimi, transmeton lajmi net.

Ronald Koeman në anën tjetër do ta zëvendësojë Gerard Piquen e suspenduar me Araujon, mbrojtësi i ri që ka treguar paraqitje solide këtë edicion.

Më poshtë formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.

Juventus (3-4-1-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, Demiral; Cuadrado, Bentancur, Rabiot, Kulusevski; Ramsey; Dybala, Morata.

Barcelona (4-2-3-1): Neto; Sergi Roberto, Araujo, Lenglet, Jordi Alba; Pjanic, De Jong; Dembele, Griezmann, Ansu Fati; Messi.

Komento: