Juventus-Milan, formacionet e mundshme të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.
Juventusi dhe Milani do të ndeshen sot (e premte) në mes vete në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Coppa Italia.
Zonja e Vjetër është nikoqire e Rossonerëve në takimin kthyes të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, pasi ndeshja e parë në San Siro u mbyll 1-1.
Ky takim pritet të zhvillohet në Allianz Stadium nga ora 21:00 dhe dy skuadrat tashmë janë të gatshme edhe pse kanë tre muaj pa luajtur shkaku i pandemisë së coronavirusit.
Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka gati formacion e tij të përhershëm, ndërsa nuk pritet të ketë befasi, me Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldon në sulm.
Në anën tjetër, trajneri i Milanit, Stefano Pioli gjithashtu ka gati formacionin ‘anti-Juve’, ku ka vendosur të startojë me më të mirët, ndërsa Ante Rebic pritet ta zëvendësoj Zlatan Ibrahimovicin në vijën e parë të sulmit.
Formacionet e mundshme Juventus-Milan
Juventus (4-3-3): Buffon; Danilo, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Cuadrado, Dybala, Cristiano Ronaldo.
Milan (4-2-3-1): G.Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Calabria; Kessie, Bennacer; Paqueta, Bonaventura, Calhanoglu; Rebic.