Formacionet e mundshme: Liverpool – Inter

11:41 | 08 Mars 2022

Liverpool – Inter: Formacionet e mundshme.

Sonte luhet ndeshja kthyese e fazës së 1/16-ës së finales së Champions League, mes Liverpool dhe Inter.

Inter luan në udhëtim në një terren mjaft të vështirë si ai i ‘Anfield’, për të kërkuar një përmbysje që në praktikë duket e pamundur.

‘Zikaltërit’ do të kenë në mungesë Nicolo Barella që mungoi edhe në ndeshjen e parë.

Jurgen Klopp në anën tjetër pritet t’i ketë gati Thiago Alcantaro, Roberto Firmino e Joel Matip, por vetëm ky i fundit pritet të startojë.

Edhe kjo ndeshje pritet të sjell një 4-3-3 kundër 3-5-2.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Jones; Salah, Jota, Diaz.

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Vidal, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro.

Komento: