Formacionet e mundshme: PSG – Real Madrid

10:58 | 15 Shkurt 2022

PSG – Real Madrid: Formacionet e mundshme për ndeshjen e sotme.

Paris Saint Germain dhe Real Madrid vihen përballë njëra-tjetrës në kuadër të 1/16-ës së finales në Champions League.

Champions League kthehet sonte në mënyrën më të mirë të mundshme, me një super ndeshje si ajo mes PSG e Real Madrid.

Për këtë ndeshje në dispozicion do të jenë të gjithë yjet kryesorë nga të dy skuadrat, përfshirë Karim Benzema e Neymar JR.

Njëri nga dy të lartpërmendurit pritet të startojë (Benzema), kurse tjetri (Neymar) mund të nis takimin nga stoli.

Sulmi i PSG pritet të përbëhet nga Messi, Di Maria e Mbappe, kurse ai i Real Madrid nga Vinicius JR, Karim Benzema e Marco Asensio, përcjell lajmi.net.

Të dyja skuadrat pritet të kenë skemën e njëjtë; atë të 4-3-3. Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet e mundshme.

PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes; Danilo, Paredes, Verratti; Di Maria, Mbappe, Messi.

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modrid; Vinicius, Asensio, Benzema.

Komento: