Formacionet e mundshme: Spanjë – Shqipëri

11:50 | 26 Mars 2022

Spanjë – Shqipëri, formacionet e mundshme për sonte.

Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të zhvillojë ndeshjen e parë miqësore të muajit mars.

“Kuqezinjtë” do të takohen me Spanjën në “RCDE Stadium. Kjo ndeshje do të luhet nga ora 19:45, shkruan Gazeta Express.

Kjo do të jetë hera e tetë në histori që këto dy kombëtare përballen mes vete, por hera e parë në një ndeshje të karakterit miqësor.

Edoardo Reja pritet që sonte të luaj me formacionin 3-5-2, kurse Luis Enrique me 4-3-3.

Spanja: Simon, Azpilicueta, Garcia, Laporte, Alba, Soler, Rodri, Pedri, Sarabia, F. Torres, Olmo.

Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Balliu, Bare, Gjasula, Laçi, Hysaj, Broja, Cikalleshi.

Komento: