Milan – Inter, Formacionet e mundshme për sonte, mungojnë Ibrahimovic e Lukaku.
Milani dhe Interi do të zhvillojnë sonte derbin e javës së pestë në Serie A.
Kampioni në fuqi dhe nënkampioni nga sezoni i kaluar do të përballen mes vete në “San Siro”, shkruan Gazeta Express.
Pas katër ndeshjeve të zhvilluara deri më tani, Interi ka grumbulluar 9 pikë dhe renditet i treti në tabelë, kurse Milani është i gjashti me një pikë më pak.
Mungesat dhe formacionet e mundshme:
Alessandro Florenzi, Rade Krunic dhe Zlatan Ibrahimovic janë futbollistët që do t’i mungojnë sonte Stefano Piolit, teksa mbetet të shihet nëse Ante Rebic do të jetë i gatshëm për lojë.
Simone Inzaghi nuk do ta ketë as sonte në dispozicion Romelu Lukakun, derisa Alessandro Bastoni është në dyshim pasi ai ka vuajtur nga simptomat e gripit këtë javë.
Milan: Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Bennacer, Tonali; Messias, De Ketelaere, Leao; Giroud.
Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Darmian; Dzeko, Lautaro Martinez.
“Derby della Madonnina” do të zhvillohet nga ora 18:00.