Formacionet e mundshme të derbit të Ligës së Kampionëve, Dortmund – Inter

09:00 | 05 Nëntor 2019

Derbi në Ligën e Kampionëve: Dortmund – Inter, formacionet e mundshme.

Borussia Dortmundi dhe Interi do ta zhvillojnë sonte ndeshjen kthyese në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Skuadra gjermane në këtë takim do të jetë nikoqir i Nerazzurëve në ndeshjen që fillon në ora 21:00 në stadiumin ‘Signal Iduna Park’.
‘Milionerët’ janë shumë me fat, pasi do t’i kenë të gjithë lojtarët në dispoziconin, për dallim nga Interi që ka mungesa.

Antonio Conte nuk do të mund të llogarisë në lojtarët si, Danilo D’Ambrosio dhe Alexis Sanchez.

Formacioni i mundshëm i Dortmundit: Hitz; Piszczek, Akanji, Zagadou, Hakimi; Witsel, Delaney; Hazard, Gotze, Brandt; Alcacer.

Formacioni i mundshëm i Interit: Handanovic; Godin, de Vrij, Skriniar; Candreva, Gagliardini, Brozovic, Barella, Asamoah; Lukaku, Martinez.

Komento: