Formacionet e mundshme të super sfidës, Juventus – Milan

10:13 | 09 June 2020

Këto janë formacionet e mundshme të super sfidës, Juventus – Milan.

Milani dhe Juventusi po përgatiten për përballjen e dytë në Kupën e Italisë, ndërsa ndeshja e parë në “San Siro” përfundoi me rezultatin 1-1.

Të premten e 12 qershori do të zhvillohet takimi i kthimit, ndërsa “MilanNews” ka raportuar se Stefano Pioli mund të përdorë skema si 4-2-3-1 apo 4-3-2-1, duke përdorur Paquetan apo Bonaveturan në krahun e majtë të mesfushës.

Leao do të mungojë në këtë përballje, ndërsa Hakan Calhanouglu do të ndihmojë Ante Rebicin në sulm, në mungesë të Zlatan Ibrahimovicit që është i lënduar.

Në krahun tjetër, Gonzalo Higuain do të jetë mungesa më e madhe, por do të zëvendësohet nga Paulo Dybala si sulmues fals.

Formacioni i mundshëm i Juventusit: Buffon; Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Khedira, Bentancur, Matuidi; Costa, Dybala, Ronaldo.

Formacioni i mundshëm i Milanit: Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Calabria; Kessie, Bennacer, Bonaventura, Paqueta, Calhanoglu, Rebic.

Komento: