Werder – Bayern, formacionet e mundshme dhe situata me lojtarët.
Në javën e 32-të të futbollit gjerman do të shohim një përballje ndërmjet liderit të Bundesligas, Bayern Munich dhe skuadrës që rrezikon rënien nga liga, Werder Bremen.
E rëndësishmja e këtij takimi është se në rast të fitores, bavarezët do të shpallen kampionë të Gjermanisë për herën e 30-të në histori.
Ndërsa nëse Werderi – ku luan anësori i Kosovës, Milot Rashica – e humb ndeshjen, atëherë rreziku për të rënë në Bundesliga 2 do të rritet shumë.
Më poshtë jua sjellim formacionet e mundshme dhe gjendjen e futbollistëve të të dyja skuadrave:
Formacioni i mundshëm: Pavlenka – Gebre Selassie, Veljkovic, Moisander (c), Augustinsson – M. Eggestein, Vogt, Klaassen – Bittencourt, Sargent, Rashica.
Mungojnë për shkak të këndimeve: Mohwald, Sahin, Toprak.
Në dyshim: Nuk ka.
Trajner: Florian Kohfeldt