Formacionet zyrtare: Barcrlona- Galatasaray

20:19 | 10 Mars 2022

Barca dhe Galata në sfidën e parë të 1/8 së finales.

Barcelona është nikoqire e Galatasarayt në Camp Nou, ku zhvillohet sfida e parë e 1/8 së finales në Ligën e Evropës.

Blaugranët hynë në këtë ndeshje pas triumfit në fazën e eliminimit direkt kundër Napolit me rezultat të përgjithshëm prej 5-3.

Ndërsa Galata, duke qenë fituese e Grupit E në Ligën e Evropës, e ka pritur skuadrën që vjen nga faza e eliminimit direkt.

Trajnerët Xavi Hernandez dhe Domenec Torrent i kanë zgjedhur lojtarët që do të luajnë nga fillimi i ndeshjes.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Dest, Araujo, Eric García, Jordi Alba; Nico, Frenkie De Jong, Pedri; Adama Traoré, Depay, Ferrán Torres

Formacioni startues i Galatasarayt: Iñaki Peña; Boey, Nelsson, Marcao, Van Aanholt; Feghouli, Kutlu, Antalyali; Aktürkoglu, Mohamed, Babel.

Komento: