Formacionet zyrtare: Dortmund-Tottenham, nuk mungojnë befasitë

20:30 | 05 Mars 2019

Ethet e Champions League sonte do të rikthehen përsëri.

Në Signal Iduna Park zhvillohet ndeshja kthyese e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Tottenham Hotspur.

Spursat ishin dominues në sfidën e zhvilluar në Londër duke fituar me rezultat 3-0, ashtu që janë një hap larg çerekfinales.

BVB ka përballë një mision shumë të vështirë, ndërsa për t’i përmbysur gjërat duhet të shënojë më shumë se tre gola dhe të mos pranojë gol. Në rast se pranon gol, atëherë duhet t’i shënojë pesë gola dhe të fitojë me epërsi prej tre golash.

Trajnerët Lucien Favre dhe Mauricio Pochettino i kanë gati skuadrat e tyre që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacioni zyrtar i Borussia Dortmund: Burki – Wolf, Akanji, Weigl, Diallo – Witsel, Guerreiro, Sancho, Reus , Gotze – Alcacer.

Formacioni zyrtar i Tottenham Hotspur: Lloris, Aurier, Alderweireld, Sanchez, Vertonghen, Davies, Winks, Sissoko, Eriksen, Son, Kane.

Ndeshja tjetër e të tetës së finales të martën mbrëma zhvillohet ndërmjet Real Madridit dhe Ajaxit.

Komento: