Lazio – Juventus, formacionet zyrtare për derbin e javës në Serie A.
Lazio dhe Juventusi do të takohen sonte në derbin e javës së 29-të në Serie A.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico”, me fillim prej orës 20:45, shkruan Gazeta Express.
Lacialët janë në pozitën e dytë në tabelë me 55 pikë, kurse “Zonja e Vjetër” renditet e shtata me 44 pikë.
Formacionet zyrtare:
Lazio: Provedel; Marusic, Casale, Romagnoli, Hysaj; Milinkovic Savic, Cataldi, Luis Alberto; Felipe Anderson, Immobile, Zaccagni.
Juventus: Szczesny; Gatti, Bremer, Alex Sandro; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria; Vlahovic.