Liverpoolit i duhet një fitore e thellë ndaj Napolit për pozitën e parë në grup, formacionet zyrtare.
Liverpooli dhe Napoli do të përballen në ndeshjen e fundit në Grupin A të Ligës së Kampionëve.
Napolitanët janë liderë në këtë grup me 15 pikë, tri më shumë se “Të Kuqtë” që ndodhen në pozitën e dytë – shkruan Gazeta Express.
Të dy skuadrat e kanë siguruar kalimin për në fazën tjetër, teksa sonte do të vendoset përfundimisht për dy pozitat e para.
Liverpooli për të rrëmbyer pozitën e parë duhet të fitojë me katër gola dallim, pasi në ndeshjen e parë kundër Napolit kishte pësuar humbje me rezultatin 4:1.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 21:00, në “Anfield”.
Formacionet zyrtare: