Formacionet zyrtare Prishtina- Drita për trofeun e Superkupës

11:18 | 23 Janar 2021

Prishtina dhe Drita diskutojnë trofeun e Superkupës, formacionet zyrtare.

Për herë të parë në histori të futbollit kosovar një finale zhvillohet në një tjetër shtet.

Prishtina dhe Drita që po ndodhen në Antalya do ta zhvillojnë finalen e Superkupës së Kosovës.
Prishtina në këtë takim do të jetë pa dy sulmuesit afrikan, Otto John e Guathier Mankenda që nuk arritën të pajisen me viza.

Ndërkohë trajneri Zekirija Ramadani i ka besuar lojtarëve që kryesisht kanë luajtur në shumicën e ndeshjeve në kampionat.

Mungesa të mëdha do të ketë edhe kampioni në fuqi i Kosovës, Drita.

Ardian Nuhiu nuk mund të llogarisë në shërbimet e portierit Faton Maloku si dhe mbrojtësit Ardian Cuculi.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, Zyba, E.Krasniqi, Abazi, Kryeziu.

Drita: Drita: Rexhepi, Limani, Gërbeshi, Arago, Blakcori, Vucaj, Namani, Xh.Shabani, Fazliu, Ajzeraj, Rexha.

Komento: