Formacionet zyrtare: Prishtina- Feronikeli – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Formacionet zyrtare: Prishtina- Feronikeli

13:46 | 04 Dhjetor 2020

Prishtina synon fitore ndaj Feronikelit, formacionet zyrtare.

Prishtina dhe Feronikeli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme të javës së 16-të në Superligën e Kosovës.

Klubi kryeqytetas është nikoqir i ‘Industrialistëve’ në takimin i cili do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ekipi i Zekirja Ramadanit është në formë të lartë me katër fitore dhe një barazim nga pesë ndeshjet e fundit dhe synon fitoren e radhës për të mbetur në hap me kreun e tabelës.

Në anën tjetër, ekipi i trajnerit Klodian Duro po përjeton formë të luhatshme dhe do të ishin të kënaqur edhe me një barazim nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Prishtina: Haxho; B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici; Boshnjaku, Lilaj; Mankenda, E.Krasniqi, Abazi; Kryeziu;

Feronikeli: Avdyli; Prince, Lladrovci, Thaqi; Da Silva, Bojku, Dabiqaj, Hoxha; Hoti, Simonovski, Maliqi;

Komento: