Formacionet zyrtare: Bologna dhe Juventusi me disa mungesa.
Bologna dhe Juventusi i kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që zhvillohet në kuadër të javës së 27-të në Serie A.
Përballja që fillon në ora 21:45 do të zhvillohet në stadiumin “Stadio Renato Dall’Ara”, me Zonjën e Vjetër që do t’i kërkojë vetëm tri pikë të plota.
Për këtë sfidë, Bologna do të jetë pa, Andreas Skov Olsen që është i lënduar, ndërsa Bani, Santander dhe Schouten, kanë mbushur numrin e kartonëve të verdhë.
Në anën tjetër, Maurizio Sarri nuk mund të llogarisë në, Alex Sandron, Giorgio Chiellinin, Merih Demiralin, Gonzalo Higuainin dhe Sami Khediran që po ashtu janë të lënduar.
Formacioni startues i Bolognas: Skorupski, Tomiyasu, Danilo, Denswil, Dijks, Svanberg, Medel, Soriano, Orsolini, Sansone, Barrow.
Formacioni startues i Juventusit: Sczesny, Cuadrado, De Ligt, Bonucci, De Sciglio, Bentancur, Pjanic, Rabiot, Bernardeschi, Dybala, Ronaldo.