Formacioni befasues i Kosovës kundër Bullgarisë

16:27 | 10 Qershor 2019

Kosova në ndeshjen e sotme kundër Bullgarisë pritet të paraqitet me formacioni pothuajse të njëjtë me atë kundër Malit të Zi.

Sapo ka përfunduar ora e teorisë në Përfaqësuesen e Kosovës, ku futbollistët kanë kuptuar edhe formacionin zyrtar për takimin me Bullgarinë.

Trajneri Bernard Challandes ka vendosur të bëjë dy ndryshime nga ndeshja e fundit me Malin e Zi.

Por edhe në këtë takim befasisht nuk do të ketë debutim nga minuta e parë për mbrojtësin e ardhur Florent Hadërgjonaj.

Mbrojtësi i majtë, Leart Paqarada do të ulët në bankë, ndërsa në atë pozitë do të rikthehet Benjamin Kololli.

Ndryshimi i dytë është i detyruar pas lëndimit të Arbër Zeneli, ku do të luaj nga minuta e parë Edon Zhegrova.

Burime të Telegrafit brenda Përfaqësueses kanë treguar se skema e formacionit do të mbetet ajo e njëjta me 4-2-3-1, me Muriqin në krye të fazës ofensive.

Formacioni i Kosovës: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Voca, Halimi, Zhegrova, Celina, Rashica, Muriqi.

Komento: