Formacioni ‘bombardues’ i Giampaolos te Milani

12:34 | 20 Qershor 2019

Milani edhe zyrtarisht e ka prezantuar trajnerin e ri Marco Giampaolon.

Ish-trajneri i Sampdoria ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, me mundësi për një vjet tjetër, me klubin kuqezi.
Giampaolo e ndërpreu kontratën e tij me Sampdorian pas tri sezoneve dhe tani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Milanin, nga e cila do t’i fitojë dy milionë euro në sezon.

Giampaolo bëhet trajneri i 60-të i Milanit në histori të klubit, ndërsa i teti që prej shkarkimit të Massimiliano Allegrit në janar të vitit 2014, përcjell ORAinfo.

51-vjeçari ka qenë trajner i Cagliari, Siena, Catania, Cesena, Brescia,Cremonese, Empoli dhe i Sampdorias që prej vitit 2016.

Giampaolo e zëvendëson Gennaro Gattuson, i cili e udhëhoqi Milanin drejt vendit të pestë në Serie A dhe gjysmëfinales në Kupën e Italisë këtë sezon.

Trajneri i ri i Milanit tashmë ka një plan për ekipin e Rossonerëve, duke filluar me sistemin e lojës që preferon ai.
Giampaolo pëlqen 4-3-1-2, është sistemi i lojës që e lansoi atë në Empoli dhe që e përcaktoi përfundimisht atë në Genoa dhe që tani do të çojë në Milanello.

Duke analizuar këtë modul pritet të ketë ndryshime në mesfushën e Milanit. /ORAinfo/

Komento: