Formacioni i mundshëm i Milanit për miqësoren ndaj Feronikelit.
Milani do të përballet sot (e shtunë) me Feronikelin në kuadër të miqësoreve që zhvillohen para se të fillojnë takimet nëpër kampionate.
Kampioni i Kosovës do të ketë një rast të veçantë që t’i shikojë përgatitjet e lojtarëve të tyre për sezonin 2019/20, sidomos ndaj një kundërshtari që është shtatë herë kampion i Evropës.
Kundër Feronikelit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Milan do të zbresë me formacionin më të mirë.
Mediet në Itali kanë parashikuar formacionin startues të Milanit për këtë ndeshje.
Formacioni i mundshëm i Milanit (4-3-1-2): Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Calhanoglu, Biglia, Paquetà; Suso, Piatek, Leao.