Formacioni ‘bombastik’ i Pirlos te Juventusi pas transferimit të Dzekosos

15:57 | 30 August 2020

Pirlo planifikon formacionin 3-4-3 me Dzekon në qendër të sulmit.

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo thuhet se e thirri Edin Dzekon për të bindur sulmuesin e Romës, duke i propozuar një vend si qendërsulmues në sistemin 3-4-3.

Burime të shumta pohojnë se marrëveshja është bërë në mes të klubeve për 10 milionë euro plus dy milionë bonuse, por boshnjaku është i pavendosur.

Sipas gazetave Corriere dello Sport, Tuttosport dhe La Stampa, Pirlo personalisht e thirri Dzekon për të diskutuar rolin që ai do të kishte në Juventus.

Ekzistojnë disa opsione të ndryshme taktike të përmendura në media për qendërsulmuesin boshnjak.

La Stampa raporton se Pirlo do të aplikoj një formacion 3-4-3, me Dzekon në qendër dhe Cristiano Ronaldo e Paulo Dybala në krahë.

Corriere dello Sport pretendon se kjo nuk është aq e qartë sa duket, sepse Dzeko do të kishte më shumë liri dhe të vepronte si pothuajse një ‘trequartista’, duke inkurajuar dy shokët e tij të skuadrës të hynë brenda dhe të marrin rolin qendror.

Kjo do ta bënte atë sistem 3-4-1-2 me Dzekon pas Dybala dhe Ronaldos, ndërsa Dejan Kulusevki dhe Alex Sandro janë mesfushorë të krahut.

Ndërkohë, La Gazzetta dello Sport sugjeron një aleat të ri në transferimin e Juventusit, përkatësisht gruan e Dzekos, e cila deri më tani ishte përcaktuar të qëndronte në Romë.

Amra është në pritje të fëmijës së katërt të çiftit, por mesa duket nuk është aspak kundër një transferimi në Torino.

Juventus (3-4-3): Szczesny; De Ligt, Bonucci, Chiellini; Kulusevski, Bentancur, Arthur, Alex Sandro; Dybala, Dzeko, Ronaldo.

Komento: