Formacioni ‘bombastik’ që do të kishte Barca në vitin 2009 nëse do t’i bashkohej Ronaldo

09:57 | 19 April 2020

Cila mbrojtje do t’i bënte ballë: Formacioni i frikshëm që do të kishte Barca në vitin 2009 nëse do t’i bashkohej Ronaldo.

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, në vitin 2009 u largua nga Manchester Unitedi për asokohe një shumë rekorde për të nënshkruar me Real Madridin, ku e shkroi historinë.

Mirëpo, gazeta spanjolle AS ka bërë të ditur se para se të shkonte në Santiago Bernabeu, Sir Alex Ferguson e kishte ofruar shtatëshin e famshëm te rivali i përbetuar i Los Blancos, Barcelona.

Mirëpo, Ronaldo ishte i vendosur që të luante për Realin dhe shkoi atje për të vazhduar me suksese të pandalshme, ndërsa rivaliteti me Lionel Messin vetëm sa u thellua dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Porse imagjinoni sikur CR7 të shkonte në Camp Nou. Pos superyllit argjentinas, atje ndodhej legjenda franceze, Thierry Henry, i cili kishte nënshkruar nga Arsenali në vitin 2007.

Në vitin 2009, te Barcelona shkoi edhe Zlatan Ibrahimovic (nga Interi), ndërsa ky sulm i frikshëm mbështetej nga mesfushorët ikonikë, Xavi dhe Andres Iniesta.

Komento: