Formacioni i ‘bombardues’ i Unitedit në rast transferimi të Dybalas dhe Mandzukicit

17:15 | 31 Korrik 2019

Manchester Unitedi pritet të ketë një sulm të fortë gjashtë sezonit të ardhshëm në Ligën Premier.

Sipas mediumit britanik The Sun, Unitedit i janë ofruar Mario Mandzukic dhe Paulo Dybala plus 10 milionë euro për Romelu Lukakun.

Dhe të dy lojtarët në rast transferimi, pritet të futen drejtpërdrejt në formacionin titullar në Old Trafford këtë sezon.
Mandzukic ka të ngjarë të marrë pozitën qendrore të sulmuesit, ndërsa Dybala mund të luaj në krahun e djathtë të sulmit.

Anthony Martial dhe Jesse Lingard do të duhet të jenë të kënaqur për vendet e tyre në bankinë, duke kërkuar që të shfrytëzojnë mundësinë e tyre kur ta marrin atë.

Në mesfushë mund të ishte një sezon i vërtetë për përparime për Scott McTominay, i cili ka bërë përshtypje në sezonin para-sezonal, kur pritet të luaj përkrah Nemanja Matic.

Mbrojtja pritet të jetë e formuar nga transferimi i ri Aaron Wan-Bissaka, Victor Lindelof, Chris Smalling dhe Luke Shaë, ndërsa në mbrojtje David De Gea.

Komento: