Formacioni i ‘çmendur’ i Juventusit pas blerjeve të fundit

08:39 | 02 Korrik 2019

Blerjet e fundit dhe ato që pretendohen gjatë kësaj jave – Juventusi po e krijon një skuadër të jashtëzakonshme për sezonin 2019/20.

Juventusi ka fituar një reputacion si mbreti i transferimeve me kosto zero në vitet e fundit. Andrea Pirlo, Paul Pogba, Kingsley Coman, Dani Alves dhe Emre Can janë disa nga lojtarët që erdhën te Zonja e Vjetër, pas asnjë cent.

Së fundmi kanë nënshkruar edhe Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot.

Flitet se Gianluigi Buffon do të bashkohet nga PSG me Juventusin, por kësaj radhe do të vije si portier i dytë, si zëvendësim për Wojciech Szczesny.

Juventusi është duke e provuar që me çdo kusht të ofrojë mbrojtësin holandez Matthijs de Ligt për 75 milionë euro nga Ajax dhe duket se është afër që gjithçka të mbyllet.

Për më tepër, në klub është kthyer edhe sulmuesi Gonzalo Higuain që ishte huazim te Chelsea.

Maurizio Sarri do të ketë vështirësi të marrë vendim për ta zgjedhur formacionin më të mirë te Juventusi.

Duke qenë së është shumë e vështirë të zgjidhjet një skuadër fillestare, është tentuar që të zgjidhet formacioni më i mirë, por duke i pasqyruar edhe rezervistët.

Është e pashmangshme që Juventusi të shes disa emra deri në fund, pasi është e pamundur që të mbahen të gjithë.

Komento: