Formacioni i ‘çmendur’ i Manchester Unitedit në edicionin 202/23 me tri transferime të reja

11:30 | 02 Mars 2022

Si mund të luajë Unitedi në edicionin 202/23 me tri transferime të reja.

Manchester United ka shfaqur një sezon të dobët nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer dhe Ralf Rangnick këtë sezon.

Pra, duke qenë kështu, Djajtë e Kuq pritet të bëjnë disa transferime në afatin kalimtar të kësaj vere.

Dhe Victor Osimhen i Napolit është lojtari i fundit që lidhet me një lëvizje në Old Trafford, pasi ka shkëlqyer në Serie A këtë sezon.

Manchester United kishte shpresa të mëdha në fillim të sezonit, pasi transferuan Jadon Sancho dhe Raphael Varane në skuadrën e tyre, si dhe riktheyn Cristiano Ronaldon në ditën e fundit të afatit, gjersa shumë prisnin që ata të garonin për titullin e Ligës Premier.

Megjithatë, nën urdhrat Solskjaer, United u bë jashtëzakonisht i dobët – me norvegjezin që më vonë u shkarkua në nëntor pas një humbjeje 4-1 ndaj Watford.

Dhe ndërsa Rangnick e ka mbajtur në nivel skuadrën, Djajtë e Kuq janë ende duke luftuar për një vend në Ligën e Kampionëve.

Me vështirësinë e United, ata janë të gatshëm të shpenzojnë para në afatin kalimtar të kësaj vere.

Daily Express tani ka përpiluar një formacion të United se di do të dukej nëse transferojnë lojtarët si Osimhen, Declan Rice dhe Manuel Akanji.

Komento: