
Barcelona edicionin tjetër shihet si një ndër favoritët për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.
Me ardhjen e presidentit të ri, Joan Laporta, ka nisur një ‘valë’ e re në skuadër, ku priten disa ndryshime, transmeton lajmi. net.

Katalunasit pritet të shesin lojtarët si Sergio Busquets, Philippe Coutinho dhe Antoine Griezmann, për të realizuar disa transferime.
Siç bën me Sergio Agueron, që zyrtarisht e transferuan nga Man City si agjent të lirë.
Georginio Wijnaldum gjithashtu pritet të nënshkruajë me Barcelonën pasi u largua nga Liverpool si agjent i lirë, derisa Eric Garcia dhe Memphis Depay pritet të jenë dy lojtarët e tjerë.
Duke marrë parasysh se Koeman e preferon sistemin 5-3-2, ja se si do të duket formacioni i Barcelonës:

Ter Stegen; Dest, Garcia, Pique, Lenglet, Alba; De Jong, Wijnaldum; Messi, Aguero, Depay.