Juventusi i sezonit të ri do të jetë skuadra më e frikshme në Evropë.
Sezoni aktual i futbollit nuk është afër përfundimit, dhe as nuk dihet saktë se kur do të vazhdojë ati.
Pandemia e koronavirusit ka pezulluar sportin, me virusin famëkeq që ka marrë jetën e mbi 20 mijë personave në Itali.
Prandaj, Serie A do të presë një kohë të gjatë për vazhdimin e kampionatit të tyre, me Juventus, Inter dhe Lazio që po luftojnë për titull.
Përveç garave të këtij sezoni, klubi nga Torino po punon edhe për të ardhmen, me disa lojtarë që mund të afrohen.
Kampionët e Italisë janë të lidhur me shumë emra për sezonin tjetër, dhe më të përmendurit janë Mauro Icardi dhe Paul Pogba.
Mediet në Itali kanë sjellë dy versione të formacionit të Juventus për sezonin e ri, ku përfshihen edhe Icardi dhe Pogba.
Juventus i ri në formacionin 4-3-1-2
Juventus i ri në formacionin 4-2-3-1