Formacioni i mundshëm i Manchester Unitedit, Pogba me pozitë të re nga Solskjaer

15:42 | 10 June 2020

Pogba me pozitë të re nga Solskjaer, formacioni i mundshëm i Unitedit.

Paul Pogba thuhet se do të rifillojë futbollin me një pozitë të re pasi trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka synim ta vendos atë si një numër 10.

Francezi u vendos prapa sulmuesve qendror gjatë ndeshjes të së shtunës së kaluar në mes dy skuadrave të formuara nga Unitedi në Old Trafford.

Edhe pse është ndeshja e tij e parë në çfarëdo niveli që nga dhjetori, Pogba prodhoi një paraqitje mbresëlënëse.

Ai rol, duke luajtur si numër 10, sugjeron që Solskjaer po planifikon të sigurojë atë që ai gjithmonë ka premtuar.

Vendosja e francezit në këtë pozitë vjen pasi Bruno Fernandes do të zhvendoset më mbrapa në qendër së bashku me Nemanja Matic dhe Scott McTominay.

Në portë do të jetë i përhershmi David De Gea, ndërsa mbrojtja pritet të formohet nga katërshja: Aaron Wan-Bissaka, Victor Lindelof, Harry Maguire dhe Luke Shaë.

Dyshja e sulmit do t’i besohet anglezit Marcus Rashford dhe francezit Anthony Martial.

Komento: