Formacioni i mundshëm i Milanit kundër Crvena Zvezdas

14:58 | 25 Shkurt 2021

Formacioni i mundshëm i Milanit për ndeshjen e Ligës së Evropës.

Milani pritet të startojë me Rafael Leaon në sulm, derisa Fikayo Tomorit do t’i jepet shansi në mbrojtje kundër Crvena Zvezdas në sfidën e 1/16 së finales në Ligën e Evropës.

Rossonerët luajtën baras në takimin e parë në udhëtim (2-2), prandaj duhet të fitojnë ose të barazojë me më pak gola, për të vazhduar tutje.

Trajneri Stefano Pioli pritet ta lë të pushojë Zlatan Ibrahimovicin, edhe pse duhet të nxjerrë rezultat pozitiv për të vazhduar në 1/8 e finales.

Formacioni i mundshëm i Milanit

Portier: Donnarumma

Mbrojtës: Calabria, Tomori, Romagnoli, Hernandez

Mesfushorë qendrorë: Meite, Kessie

Mesfushorë ofensivë: Castillejo, Krunic, Calhanoglu

Sulmues: Leao

Komento: