Formacioni i mundshëm i Milanit kundër Sassuolos

12:23 | 02 Mars 2019

Milan do të përballet me Sassuolo sot në një ndeshje të rëndësishme në garën për një vend të Ligës së Kampionëve.

Gennaro Gattuso thirri 23 lojtarë për ndeshjen kundër Neroverdi dhe pritet të bëjë disa ndryshime në krahasim me ndeshjen e Coppa Italia në mes të javës kundër Lazios.

Në rast të fitores, sot do të renditën në vendin e tretë, ku do t’i dal Interit për një pikë përpara.

Formacioni i mundshëm i Mialnit

Milan (4-3-3): Donnarumma; Kalabria, Romagnoli, Musacchio, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Paqueta; Suso, Piatek, Calhanoglu. /ORAinfo/

Komento: