Formacioni i PDK-së – Xhaka garon me numrin 34

02:08 | 09 Dhjetor 2024
formacioni-i-pdk-se-–-xhaka-garon-me-numrin-34

Babai i dy futbollistëve shqiptarë, Granitit e Taulantit, Ragip Xhaka, për herë të parë do të kandidoj për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai mendon se nga pozita e deputetit do të jetë urë lidhëse mes Zvicrës dhe Kosovës në politikë dhe sport.

Granit Xhaka është parë së fundi në një takim me kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzën, por Ragipi thotë se Graniti do të qëndroj larg politikës.

Ndryshe, Ragip Xhaka ka disa vite që është kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Zvicër.

Xhaka do të kandidojë me numrin 34. /KlanKosova

Komento: