Formacioni i PSG-së kështu mund të duket, nëse skuadra franceze e transferon Ronaldon

21:45 | 10 Nëntor 2020

Kështu mund të duket formacioni i PSG-së, nëse skuadra franceze e transferon Ronaldon.

Paris Saint-Germain është duke e menduar që të transferojë Cristiano Ronaldon nga Juventusi me të përfunduar ky edicion.

Zonja e Vjetër dëshiron të shesë yllin portugez, shkaku i pagës së tij të lartë, duke fituar plotë 30 milionë euro brenda një sezoni.

Loenardo nuk e ka mohuar mundësinë që 35-vjeçari të kalojë në Parkun e Princave, derisa kontrata e tij me klubin nga Serie A i skadon në verën e vitit 2022.

Kampioni i Ligue 1 dëshiron të transferojë pesë herë fituesin e Topit të Artë, që do u ndihmonte jo vetëm në fushë, por edhe si një imazh kryesor i klubit.

Në këtë formacion, PSG mund të luante me Ronaldon dhe Kylian Mbappen në krah të sulmit, derisa Neymari mund të luajë si sulmues qendror.

Keylor Navas do të ishte në portë, derisa Laywin Kurzawa, Kimpebe, Marquinhos dhe Kehrer në mbrojtje.

Mesfusha do të përbëhej nga treshja, Angel di Maria, Marco Verratti dhe Idirisa Gueye.

Komento: