Formacioni mundshëm i Milanit kundër Genovas, bëhen dy ndryshime të mëdha

16:28 | 06 Mars 2020

Bosi i Milanit, Stefano Pioli ka të ngjarë të bëjë dy ndryshime në formacion për ndeshjen e së dielës kundër Genovas.

Kuqezinjtë ishin menduar të përballeshin me Rossoblu të dielën e kaluar në San Siro, megjithatë ajo lojë u shty deri këtë të dielë për shkak të shpërthimit të koronavirusit që ka goditur pjesë të mëdha të Italisë veriore, si dhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Coppa Italia të së Mërkurës.

Milani po shkon për lojën e kësaj fundjave dhe sipas Gianluca Di Marzio, drejtori i përgjitshëm Ivan Gazidis erdhi në Milano për të drekuar me ekipin, pa drejtorët Paolo Maldini, Zvonimir Boban dhe Ricky Massara, përcjell ORAinfo.

Ai vazhdoi të shtojë se Pioli nuk do të jetë në gjendje të llogarisë tek Gianluigi Donnarumma i cili është ende duke u rikuperuar nga një dëmtim, kështu që Asmir Begovic do të fillojë në gol dhe do të ketë mbrapa Andrea Conti, Simon Kjaer, Alessio Romagnoli dhe Theo Hernandez para tij.

Samu Castillejo dhe Ante Rebic do të jenë në krah me Calhanoglu që luajnë pas Zlatan Ibrahimoviç, ndërsa çiftit në mesfushë të Franck Kessie dhe Ismael Bennacer përsëri do t’i besohet.

Formacioni i mundshëm i Milanit (4-4-1-1): Begoviç; Conti, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Castillejo, Kessiè, Bennacer, Rebic; Calhanoglu; Ibrahimovic. /ORAinfo/

Komento: