Formohet fondacioni online për policin Demaj, ja sa para janë grumbulluar

23:00 | 29 December 2018

Sot është varrosur polici, Izet Demaj që humbi jetën ditë më parë gjatë një përleshje.

Shumë qytetarë shpërndanë fotografinë e tij në profilet e tyre duke e quajtur atë hero.

Madje, për policin Demaj është krijuar edhe një fond ku po mbledhin para për familjen e tij, transmeton Indeksonline.

Ky fondacion online deri tani ka grumbulluar pesë mijë euro që i kanë dhënë qytetarët për familjen e të ndjerit.

Në përshkrimin e kësaj faqe thuhet se ky fond i dedikohet policit që ra në detyrë në Istog dhe se parat e grumbulluara do t’i dorëzohen familjes në mënyrë që sado pak t’i lehtësojnë gjendjen ekonomike të familjes.

“Ne i lutemi të gjithëve vullnetmirë për solidarizim që të mbledhim sa më shumë fonde këto të dedikuara familjes së Izet Demajt”, shkruhet ndër të tjerash në përshkrimin e kësaj faqe.

Komento: