Forumi Ekonomik Kosovë-Portugali, takohen Bogujevci dhe Perestrello

23:42 | 18 Qershor 2024
forumi-ekonomik-kosove-portugali,-takohen-bogujevci-dhe-perestrello

Nënkryetaria e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, së bashku me deputetin Erxhan Galushi, i cili e kryeson Grupin e Miqësisë Kosovë-Portugali të Kuvendit të Republikës së Kosovës, mirëpriti sot në Kosovë homologun e saj nga Portugalia, nënkryetarin e Kuvendit të Portugalisë, Marcos Perestrello.

Nënkryetari Perestrello, së bashku me delegacionin e përbërë nga zyrtarë të lartë, biznesmenë dhe afaristë, do të qëndrojë në Kosovë për disa ditë, për të marrë pjesë në aktivitetet e përbashkëta me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, të cilat zhvillohen në kuadër të Forumit të parë Ekonomik Kosovë-Portugali.

Aktivitetet fillojnë nesër dhe janë me interes të ngritjes së bashkëpunimit shtetëror në fushën e ekonomisë.

Bogujevci i ka uruar mirëseardhje Perestello-s dhe delegacionit nga Portugalia, duke u shprehur e lumtur për këtë vizitë domethënëse të Nenkryetarit së bashku me delegacionin e tij.

Komento: