Një foshnjë 17 ditëshe është shëruar nga koronavirusi pa medikamente.
Një foshnje 17 ditëshe arriti t’i mbijetojë koronavirusit në Wuhan pasi lindi nga një grua e cila ishte e infektuar.
E porsa lindura është bërë kështu pacientja më e re që është rikuperuar nga virusi në Kinë.
Sipas Daily Mail, ajo doli nga spitali ditën e premte të javës së kaluar. Mjekët bëjnë me dije se foshnja u shërua pa ndihmën e medikamenteve.
Ajo është transportuar në spitalin e fëmijëve në Ëuhan ditën që lindi ku iu nënshtrua disa testeve mjekësore nga të cilat u mësua se ajo ishte e prekur me koronavirus.
Vajza e quajtur Xiao Xiao kishte një infeksion në sistemin e frymëmarrjes dhe disa probleme kardiovaskulare.
Për shkak se simptomat e saj nuk ishin të rënda, mjekët vendosën që të mos i japin antibiotikë duke e lënë që ta luftonte vetë sëmundjen.
Njëri prej doktorëve në spital, Zeng shprehet se ajo tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka më probleme me zemrën.
Ai gjithashtu thotë se ajo është shëndoshur gjatë kohës që ka qenë nën kujdesin e mjekëve.