Foshnja sillet pa shenja jete në spitalin e Pejës, nisin hetimet

22:39 | 02 Gusht 2025
skandaloze/nena-nuk-flet-maqedonisht,-motra-medicinale-i-hakmerret-foshnjes-shqiptare

Policia ka njoftuar se një një foshnje është sjellë pa shenja jete në repartin e emergjencës.

Rasti ka ndodhur në fshatin Dugajevë të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se rasti është raportuar rreth orës 11:42 nga Emergjenca.

“Mjeku kujdestar ka konstatuar se fëmija ka ardhur pa shenja jete”, deklaroi Gashi.

Ai bëri të ditur se Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ka njoftuar menjëherë Prokurorinë për rastin.

Komento: