
Policia e Kosovës ka bërë thirrje për bashkëpunim me qytetarët, duke kërkuar ndihmën e tyre për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.
Sipas njoftimit zyrtar, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar dhe u bën apel qytetarëve që posedojnë informata të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin ose lokalizimin e tij, t’i ndajnë ato me Policinë e Kosovës.
Policia thekson se çdo informacion që mund të kontribuojë në hetim është i rëndësishëm dhe do të trajtohet sipas procedurave ligjore.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse e njohin personin në fotografi ose kanë ndonjë informacion relevant për rastin, ta njoftojnë Policinë e Kosovës përmes kanaleve zyrtare të komunikimit./Gazeta10
