Foto të papublikuar – Edona James kur ishte në shkollë fillore në Suharekë

17:06 | 10 Janar 2024

Fotografi e papublikuar – Edona James kur ishte në shkollë fillore në Suharekë.

Edona James lirshëm mund të thuhet se është një nga emrat më të komentuar në mediat shqiptare e faqet rozë.

Kjo pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova 2, ku po vazhdon të marrë vëmendje me veprimet si dhe me lojën që po zhvillon brenda.

Ajo është përfolur jashtëzakonisht edhe për të kaluarën, teksa ka treguar se si e vogël është ndjerë si vajzë dhe se gjithmonë është shfaqur me rroba të vajzave.

Ndonëse ka rrëfyer vështirësitë për të ndërruar gjininë, ajo tani thotë se ndihet mirë dhe se mund të përballojë çdo sfidë.

Telegrafi ka siguruar një fotografi të transgjinores nga Suhareka kur ishte në shkollë, në klasë të dytë.

E njëjta ka qenë në shkollë në fshatin e saj, Vraniq, ku më pas është zhvendosur në Gjermani.

Nga Kujtim në Edona, bukuroshja ka kryer të gjitha operacionet në Gjermani, nga edhe ka pasur frikë për jetën e saj.

Komento: