Foto të rralla/ Ja si mbroheshin njerëzit 100 vite më parë nga “gripi spanjoll”

09:25 | 07 May 2020

Ndonëse kanë kaluar 100 vite nga virusi famëkeq, i ashtuquajturi “Gripi Spanjoll”, edhe sot, teksa përballemi me një tjetër pandemi të rrezikshme, maska është mburoja më e mirë.

Maska për fytyrën u bë pjesë e pandashme për shumë mjekë, infermierë, punëtorë, gjatë viteve 1918. Kohë kur “Gripi Spanjoll” kishte kapluar botën.

Megjithatë, duke iu referuar viktimave, shifrat janë alarmante, krahasuar me dy periudhat.

Gjatë “Gripit Spanjoll”, humbën jetën 50 milionë njerëz në të gjithë globin, ndërsa aktualisht nga koronavirusi, janë regjistruar 261,321 viktima.

Fotot e mëposhtme janë vërtetë të rralla, për më shumë ju ftojmë t’i ndiqni.

Komento: