
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka ndarë fotografi të rralla në Facebook, në ditën kur Kosova mbush 18 vjet shtet.
Fotot të cilat mund t’i shihni më poshtë, shfaqin heroin legjendar Adem Jasharin, në një grup burrash, dhe në një tjetër, Berishën me Rugovën.
“Me burrat e mëdhenj të kombit tonë, Presidentin Ibrahim Rugova dhe komandantin legjendar Adem Jashari”, ka shkruar Berisha.