Fotografi e rrallë e Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit nga koha e luftës

22:52 | 08 Qershor 2022

Publikohet fotografia e Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit nga koha e luftës.

Një fotografi e vjetër nga koha e luftës, ku shihen së bashku kryeministri aktual Albin Kurti dhe ish-presidenti Hashim Thaçi, është publikuar sot.

Gazetari Ermal Panduri ka publikuar fotografinë.

Në atë kohë, Hashim Thaçi ishte drejtor politik i UÇK-së, ndërsa Albin Kurti ishte i angazhuar në Zyrën e Përfaqësuesit politik të UÇK-së, Adem Demaçi.

Në fotografinë e publikuar, Thaçi e Kurti duken të jenë afër dhe fizikisht dhe jepet përshtypja që Thaçi po komunikon diçka me Kurtin.

Para tyre, shihet Adem Demaçi derisa ecën.

Kjo fotografi nuk është publikuar asnjëherë më parë.

Komento: