Brymë në Sahara, fotografi lokal e kap ngjarjen e rrallë.
Një fotograf lokal ka përjetësuar fenomenin e brymës në Sahara, një ngjarje shumë e rrallë, e cila shndërron shkretëtirën afrikane në një peizazh marsian.
Këto ditë shkretëtira e Saharasë ka qenë skena e një ngjarjeje të rrallë, e cila ka ndodhur vetëm katër herë në 42 vitet e fundit.
Sipërfaqja e shkretëtirës, e ndriçuar nga dielli, ka filluar të shkëlqejë për shkak të brymës.
Dhe një fotograf vendas, Karim Bouchetata, i cili ishte atje, na dha mundësinë për të admiruar këtë pamje të pazakontë.
Saharaja është shkretëtira më e madhe e nxehtë në botë, ajo shtrihet për gati 9 milionë kilometra katrorë, nga Oqeani Atlantik në Detin e Kuq, dhe ta shohësh atë “të pikturuar” me të bardhë është mjaft e pazakontë.
Megjithatë, nuk është e pazakontë të shohësh dëborë në Afrikë. Kilimanxharo në Tanzani normalisht është i mbuluar nga dëbora, ndërsa në malet Atlas, vetëm 72 kilometra nga Marrakech, ekziston vendpushimi më i lartë i skive në Afrikë, Oukaimeden, në një lartësi prej 3,200 metrash.
Rëra afrikane, herë pas here, bëhet gjithashtu protagoniste e një fenomeni … të kundërt, duke e kthyer borën në një ngjyrë të kuqe-portokalli, siç në 201, për shkak të erës.
Rëra, pluhuri dhe grimcat e polenit mblidhen nga stuhitë që vërtiten nëpër Afrikën e Veriut, barten në Evropë dhe këtu përzihet me grimcat e ujit në atmosferë, pastaj bie si bora me ngjyrë portokalli.