Fotoreporteri ukrainas, Maksym Levin, i cili ishte zhdukur derisa po kryente detyrën e tij në mars, në rajonin e Kievit, është gjetur i vdekur.
Ky lajm u dha nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, njofton Instituti për Media.
“Trupi i gazetarit u gjet në fshatin Huta Mezhyhirska, rrethi Vyshhorod. Sipas informacioneve paraprake, Maxim Levin i paarmatosur u vra nga ushtarakët e Forcave të Armatosura Ruse në dy të shtëna me armë të lehta”, thuhet në deklaratë. Policia gjeti trupin e fotoreporterit më 1 prill.
Prokuroria e Rrethit Vyshhorod po zhvillon procedim penal për shkelje të ligjeve.
Sipas LB.ua, ku Max punoi për një kohë të gjatë, ai dhe Alexei Chernyshov, një ushtarak dhe ish-fotograf, shkuan për të dokumentuar pasojat e agresionit rus. Fati i Oleksiy Chernyshov nuk dihet ende.
Max Levin, 41 vjeçar, la pas katër fëmijë në moshë të mitur, gruan dhe prindërit e moshuar.