Cristiano Ronaldo është infektuar me koronavirus.
Georgina Rodriguez ka shfaqur fotografinë e parë të Cristiano Ronaldos, pas infektimit të tij me COVID-19.
Kombëtarja e Portugalisë dhe pastaj edhe Juventus, kanë konfirmuar se Ronaldo është prekur nga COVID-19, gjatë grumbullimit në kombëtare.
Ylli i Juventusit nuk ka shfaqur simptoma, por i është dashur të izolohet.
E dashura e tij, Georgina, ka postuar në Instagram një fotografi të prerë nga biseda e saj me video.
“Ju jeni inspirimi im”, ka shkruar Georgina.
Ronaldo, shkaku i COVID-19, rrezikon të humbas edhe ndeshjen kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.