Fotografia mes bashkëluftëtarëve, Gashi kujton Katanën

08:30 | 28 Nëntor 2023
fotografia-mes-bashkeluftetareve,-gashi-kujton-katanen


Xhafer Gashi dhe Agim Ramadani ishin shokë lufte.

I pari mban në zyrën e tij në KATANA, një fotografi ku shihet bashkë me të dytin.

Gashi sqaroi kohën kur u bë fotografia.

“Njësia paramilitare që ishin vendos me pengu zhvendosjen e popullatës nga Dukagjini pas ofensivës që ka ndodh më 10 shtator 1998, gjatë kësaj periudhe, jemi munduar me ju ofruar, pritje, ushtarëve, eprorëve, qytetarëve, që kanë lëviz nga ajo trevë, pas përmbylljes së atij cikli se forcat paramilitare kishin ngrit një pusi në të cilën vëzhguesit e UÇK-së kishin ra në prit. Kanë mbet heroikisht aty”.

Gashi tregoi tutje historinë pas kësaj ngjarjeje.

“Agimi dhe shumë të tjerë që ishim atje, vendosi që 10 veta po rrimë, më tutjë po presim, mos po ka lëvizje, ishte zonë me lartësi mbidetare 2 mijë metra, afër Gjeravicës. Gjatë vëzhgimit fryma ja mori kapelën Agimit dhe ky e tha keni me ma pa sherrin, se nuk ua fali kapelën”, vazhdoi Gashi.

“Nesër përgatitem një plan duke u bazuar në informacionet që kishim për vendndodhjen  e njësive paramilitare ishin 100 veta, 10 veta nga njësia që u ndalëm, 2 i lamë në pikën ku i nisëm, dy mbetën në kufi, për të bërë prit eventuale dhe 6 veta, mes tyre edhe Agimi, jemi fut në territorin e Kosovës, është hap zjarr i koordinuar mes gjithë neve dhe zollat që i kishim atë kohë, janë shkaktuar dëme të mëdha në njerëz dhe pajisjet që kanë pasë me vete dhe jemi tërheq në Shqipëri”, përfundoi Gashi.

Komento: