
Po vazhdon të përflitet për një kalim të mundshëm të Neymarit tek skuadra e Barcelonës.
Neymar ishte i bindur se do të përfundonte duke u transferuar te Barcelona.
Lojtari gjatë gjithë verës ka shfaqur shenja ‘rebelimi’ te PSG, për të shtyrë transferimin drejt ‘Camp Nou’.
E një nga sponsorët e Neymar, Gaga Milano, në llogarinë e tyre në Instagram kanë publikuar një fotografi të brazilianit me fanellën e Barcelonës.
Disa minuta më vonë, ata kanë fshirë fotografinë, por ajo tashmë ishte vendosur në qarkullim në rrjetet sociale dhe mediet sportive.
Por, lajmet e fundit nga Spanja dhe Franca, bëjnë të ditur se një transferim i Neymar te Barcelona nuk do të ndodh, shkaku i mos arritjes së marrëveshjes mes dy klubeve.
